Nuk ka ‘opsion B’/ Osmani e qartë: Oferta e LDK, mundësia e fundit për VV

Nuk ka ‘opsion B’/ Osmani e qartë: Oferta e LDK, mundësia e fundit për VV

18:33, 22/01/2020

Duke afruar fundi i afatit që LDK I ka dhënë LV mbi arritjen e marrëveshjes, nënkryetarja Vjosa Osmani ka thënë se janë të interesuar për të kontribuar në arritjen e një marrëveshjeje bashkëqeverisëse me Vetëvendosjen.

Sipas saj, në mbledhjen e kryesisë është përcaktuar qartë dhe unanimisht, se LDK negocion vetëm me Vetëvendosjen për një qeveri të ardhshme siç kanë bërë deri tani dhe askush nuk ka propozuar apo përkrahur opsione të tjera.

“Është e qartë se në asnjë mënyrë nuk kemi ndonjë ‘opsion B’, kemi dalë para qytetarëve me një opsion dhe ky është i vetmi për të cilin ne punojmë. Pra nuk ka pasur ndonjë kundërshtim dje në kryesi dhe në të njëjtën kohë nuk besoj që diçka e tillë do të ishte e mirë për vendin jo vetëm për gabimet e qeverisë së kaluara nga partitë e PAN-it, por për shkak edhe se iu kemi dhënë fjalën qytetarëve dhe është e rëndësishme ta mbajmë”.

 “Kemi diskutuar shumë gjëra dhe konkludimi i përbashkët ka qenë që ne jemi të interesuar që në një periudhë sa më të shkurtër kohore, të arrijmë marrëveshjen me Vetëvendosjen”.

“Secili anëtarë e ka shprehur vullnetin e plotë të kontribuojë në këtë drejtim që të eliminohen keqkuptimet të cilat janë krijuar deri më tani dhe siç e kam theksuar edhe më herët këto pakë ditë kanë mbetur duhet të shfrytëzohen nga të dyja palët [LDK e VV] në mënyrë që të lihen anash fajësimet sepse duhet të kihet parasysh krijimi i një qeverie në përputhje me vullnetin qytetar që do të fillojë sa më shpejt të merret me problemet e qytetarëve”.

“Ne jemi të interesuar t’i kthehemi tavolinës së diskutimeve dhe natyrisht që propozimet që tani ka bërë LDK, të gjitha kanë qenë me synim arritjen e marrëveshjes, përfshirë dhe atë të fundit që synim e kanë tejkalimin e problemeve e VV duhet ta shoh si të tillë si një mundësi për ecjen përpara në mënyrë që të kemi Qeverinë sa më shpejt. Të tjera do të diskutohen në tavolinën e negociatave në momentin që do të kemi  takimin e parë kurdo që është ai”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco