Haradinaj shuan zërat për koalicion: Albin Kurti mashtrues. Nuk kemi komunikim

Haradinaj shuan zërat për koalicion: Albin Kurti mashtrues. Nuk kemi komunikim

16:29, 22/01/2020

Gjatë ditës së sotme, Ramush Haradinaj mblodhi qeverinë e Kosovës dhe në konferencë për mediat, ka shuar dyshimet se AAK dhe LV, mund të bëjnë koalicion për t’i dhënë fund dilemës së formimit të qeverisë.

Në fjalën e tij, duke sqaruar situatën mes tij dhe Kurtit, Haradinaj ka thënë se nuk ka asnjë komunikim me Vetëvendosjen apo vetë Kurtin dhe e cilëson atë si një mashtrues.

Sipas Haradinaj, AAK e ndjen veten në opozitë pasi ashtu vendosën qytetarët me votën e tyre, por s’ka kujt t’i bëjë opozitë sepse s’ka ende qeveri.

“Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen e as z.Kurtin për bashkëqeverisje. Unë e kam deklaruar se projekti që paraqet z.Kurti është mashtrim edhe vet z.Kurti e kam quajtur mashtrues sepse bindja ime ka qenë se qasja e tij ndaj temave dhe realitetit të jetës, nuk përputhet dhe nuk qëndron ashtu, por qytetari ka vendosur dhe ne jemi opozitë por nuk kemi pasur kujt ti bëjmë opozitë, pasi që nuk kemi ende qeveri”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se nuk kanë asnjë lloj komunikimi me mandatarin për formimin e qeverisë, Albin Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist22/01/2020 20:22

Haradini,u dogj prej qullit (Rames dhe Thacit) dhe tani po i fryn edhe kosit (Albinit).Por duket se ky kos,e paska thartuar,ne vend qe ta freskonte.Edhe kur nget makinen,ne cdo ndrim marshi,duhet t'a nxjerresh kamion ne afolio,e pastaj,te besh ndrimin.Duhet kujdes,se kercasin ingranazhet e kamios,nese nuk e ke shkelur pedalin e friksionit.

Krist22/01/2020 20:02

Shto koment

Denonco