‘Qeveria është shumë lehtë të formohet’/ Muhaxheri i LDK-së tregon opsionin e drejtpërdrejtë

‘Qeveria është shumë lehtë të formohet’/ Muhaxheri i LDK-së tregon opsionin e drejtpërdrejtë

21:28, 21/01/2020

Nëse reflektojnë dy figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, për të pranuar ofertën e LDK-së, qysh nesër do të ketë qeveri të re të vendit, ka thënë anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri.

Sipas tij, nëse VV-ja pranon që LDK të ketë kryeparlamentarin në vitin e parë deri kur të zgjidhet presidenti, “qeveria është shumë lehtë të formohet”.

“Ne jemi pro koalicionit, pro respektit të votës. Ajo që është bë shumë e qartë është që LDK-ja s’ka opsion B. Ka opsion për t’i dhënë vendit qeveri, qeveri të dinjitetshme ku respektohet vota e qytetarëve, vota për LDK-në, për përfaqësim të denjë në qeveri. Mandatarit i takon të refelektojë që këtij vendi t’i jepet shpresë për qeverisje të re e të mirë, e për të zbatuar proceset që e presin. Ne kemi bë të qartë që qojmë parime në Këshill të Përgjithshëm jo letra apo pamflete politike. Kemi kërkuar të vëmë parime. Parimi ka qenë që LDK-ja të ketë një nga tri postet reprezentative, kryetarin e Kuvendit ose presidentin. I kemi bë ofertë gjeneroze që një vit kryeparlamentari t’i takojë LDK-së e kur të zgjidhet presidenti, mandatari t’i kthehet VV-së. Për me arrit një marrëveshje, mandatari është i obliguar edhe me vota edhe me mandatin që ka marrë për të krijuar qeverisje. E ka alternativen. S’po themi që të shkarkohet Konjufca, mund të japë dorëheqje e të marrë poste të tjera. S’kemi votuar Papën, por një kryeparlamentar që mund të ndërrohet. Praktika ka dëshmuar se mund të ndërrohet”, ka thënë ai në Rubikon të KTV’së.

Në konkluzionet e Muhaxherit, ky është opsioni më i drejtpërdrejtë që të krijohet qeveria qysh nesër.

“Nëse mandatari e ka marrë seriozisht detyrën për të krijuar qeverinë, me LDK-në e ka të përfunduar marrëveshjen”, ka thënë ai teksa ka shtuar se nuk mund të komunikohet me video-mesazhe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Krist22/01/2020 20:21

Me sa kemi mesuar nga mediat,Konjufca eshte votuar Kryeparlamentar,edhe nga deputetet e LDK.Nese kishin rene dakort ndryshe,perse e votuan? A eshte serioze te votosh,e pastaj te kerkosh shkarkimin e tij,apo qofte edhe doreheqjen nga ai post?Dhe kjo te behet vetem per nje vit,e me tej te kthehet perseri.A nuk ngjan kjo thjesht nje kapricio?Thjesht joseriozitet? Apo eshte thjesht nje fitim kohe qe te realizohet edhe deshira e Presidentit,qe te tejkalohet rradha e VV,e t'i jepet mandati i formimit te qeverise,LDK?Akoma me shkurt,edhe kur populli voton ne kushtet me optimale,dhe e jep te qarte mesazhin e tij,politikanet,qe me sakte duhet te quhen manovratore,apo manipulues,kerkojne shtigje,per te mos respektuar,vullnetin e popullit.

Selman Dervishi-Mani,USA.poet21/01/2020 23:04

MUHAXHERI I LDK-SË:QEVERIA ËSHTË SHUMË E LEHTË,TË FROMOHËT;GJUHAZËRI I VV-SË:NEVERIA RESHTË SHKRUMË E TRETË,DEFORMOHEJ;CA ARDHACAKË,AH,SA GARDHALAKË;KARPATE,TRAKATATË,RUSE PUSE;DUKE SHTIRË,SHTRIRË,SI LYPSARË BOTE,GRRYSARË SQOTË;SHQIPJA HUMANITARE,SHTIPJA HURRAPRIZARE;DUKE UA HAPUR DERËN;OH,DUKE I STREHUAR;GJËJA,MOS ME MBARUAR,NGA NGRICA;OUUH, NGA SAKRIFICA;ME FAMILJE FËMIJË,KANDILJE KËRDIJË;DHE,PAS NJË KOHE,QAS NJË MOHË,TË SHKURTËR;TERË ATA,VRER HATA;ME FALLCE,TALLCE,KËRCËNIME,PËRCE- LLIME;GJËJA SE ATA,HATA;QENKAN TË PARËT E SHTEPISË,E PASURISË;O MALËSISË, TRASHËGIMSË;TË ZOTIN E SHTEPISË,MOTIN SHKRIPKAVRISË,MBARË SHQIPTARISË; ME DHUNË,PËRDHUNË,QË E PËRZUNË;JO PËR DERË,VRER VLERË;POR,PËR DRITARE DUKE E MBRTHYER,NGËRTHYER;PËR SHPËRNGULJE PAKTHIM,AHIII,DREJTË,KREJTË, PËR AMSHIM;GJËJA KËTA MUHAXHERË,SKURRANGRERË,QENKAN TË PARËT,AH,A JO SHQIPTARËT;POR,NGADALË,NGADALË;SE EDHE BARDHA PASKA BISHT,DHE GARDHA QASKA TRISHT;NUK LEJON SOVRANI TË SHKELET,NGELET KOPRANI;T'ANULOHEJ OH, TË TRANDUMOHEJ NOTA,AIH,VOTA;E POPULLKOMBIT OH,RROPULLGLOBIT;OUH,PËR NDRYSHIM;NUK MUND T'KETË DYSHIM;PËRGJEGJJE I PARI,NDËGJEGJJE SHQIPTARI!" MANI,USA.

Shto koment

Denonco