FOTO/ Haradinaj i përulet Ibrahim Rugovës, 14 vjet pas vdekjes

FOTO/ Haradinaj i përulet Ibrahim Rugovës, 14 vjet pas vdekjes

11:11, 21/01/2020

Ramush Haradinaj, Kryeministri në detyrë I Kosovës, ka zhvilluar homazhe sot në varrin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, në përkujtim të 14-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Në një mesazh në Fb, Haradinaj shkruan:

“Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, sot zhvillova homazhe tek varri i tij, që në emër të institucioneve të Kosovës por edhe si njerëz e bashkëpunëtorë, të nderojmë veprën e tij. Ky moment, që mbahet në mend gjithë jetën, ka zgjuar gjithë popullin e Kosovës. Një nderim i jashtëzakonshëm i të gjithë neve, i miqve, ndaj figurës së presidentit Rugova. Kosovën e presin sfida të mëdha, por puna dhe angazhimi i presidentit Rugova jeton gjithnjë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco