Fluturimet direkte Serbi - Kosovë, Donald Trump: Një tjetër fitore, falë ambasadorëve tanë!

Fluturimet direkte Serbi - Kosovë, Donald Trump: Një tjetër fitore, falë ambasadorëve tanë!

07:35, 21/01/2020

Presidenti amerikan Donal Trump e ka përshëndetur me zë të lartë dhe e ka konsideruar “një tjetër fitore”, vendosjen e linjës ajrore direkte Beograd – Prishtinë dhe ka përgëzuar për këtë arritje, dy ambasadorë amerikanë që punuan për arritjen e marrëveshjejes.

“Të gjithë thanë se  s’mund të bëhej, - shkroi Trump në Twitter. -  Por për herë të parë në një gjeneratë, do të ketë fluturime direkte ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit ambasadorëve Robert O’Brien dhe ambasadorit Richard Grenell.”

Meritat i shkuan në veçanti, kësisoj, Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare në SHBA, Robert O’Brien dhe Ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell, I Dërguari i Posaçëm i Donald Trump për Kosovën dhe Serbinë.

Marrëveshja u nënshkrua në Berlin nga dy zyrtarë të nivelit të dytë, Milun Trivunaç nga Ministria e Ekonomisë së Serbisë dhe Esat Berisha nga Aviacioni Civil i Kosovës.

Fluturimi nga Serbia në Beograd, rreth 50 minuta, do të kryhet nga kompania gjermane EuroWings e grupit Lufthansa.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco