Haradinaj: Ideja për ndarjen e Kosovës nisi kur Rama shpeshtoi...

Haradinaj: Ideja për ndarjen e Kosovës nisi kur Rama shpeshtoi...

20:40, 20/01/2020

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në intervistën ekskluzive për Insajderi, tha se Edi Rama ka qenë i angazhuar në projektin e ndarjes së Kosovës.

“Ka qenë i angazhuar kryeministri Rama në opsionin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i njohur si shkëmbim i territoreve – por që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se në momentin kur Rama shpeshtoi takimet e vizitat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, prej atëherë ka nisur ideja për ndarjen e Kosovës.

“Zotëri Rama ka qenë i kyçur që në inicimin e kësaj mënyre të marrjes vesh jo vetëm Kosovë-Serbi, por edhe një marrëveshje paqeje shqiptaro-serbe”, është shprehur ai.

Çmimi i kësaj marrëveshje do të ishte ndarja e Kosovës, ka thënë Haradinaj, teksa ka shtuar sesi e kjo ide ishte kundërshtuar nga vet ai si kryeministër, por edhe nga vendet e fuqishme të botës.

Ramush Haradinaj tha se ka vendosur të përballet me padinë e Edi Ramës, duke shtuar se nuk do t’ju ikë përgjegjësive.

“Nuk më vjen mirë që gjendja është kështu, pra që kryeministri i Shqipërisë më ka paditë ose që ka dërgu padi për kryeministrin e Kosovës. Ne shqiptarët kudo që jemi jemi vëllëzër kjo ska më dilemë. Në rastin konkrëtë i kemi pasur disa mospajtime me kryeministrin Rama në disa tema, por kryesisht në një temë  në atë që e ka rrezikuar Kosovën me ndarje. Rezultat i kësaj janë edhe pasoja që tani i shohim, por në bazë të përgjegjësive do të përballem me gjitha këto”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xufe20/01/2020 21:08

Ramush mos u shqetëso hiç për akuzat e Ramë tradhëtarit sepse ti je i fituar që kur ke shkruar dy herë në Hagë vullnetarisht duke hequr dorë nga posti i kryeministrit dhe je kthyer fitimtarë duke fituar pafajsinë. Rama nuk e jep dorëheqjen edhe pse ja kërkon gjithë populli shqiptar pas skandaleve të shumta që i kanë dalë me fakte qeverisë së tij edhe pse po e shkatërron këtë vënd duke larguar rininë dhe trurin e kombit nëpër botë. Rama nuk të vjen as te gishtat e këmbëve ty Ramush për asnjë gjë,kur ti ke luftuar për Kosovën dhe ke dhënë dy vllezërit për liri Rama ka qënë endacak në Francë

Shto koment

Denonco