PDK sulmon LV: Si shkaktare e vetme e krizës, po i shmangesh përgjegjësisë qeverisëse

PDK sulmon LV: Si shkaktare e vetme e krizës, po i shmangesh përgjegjësisë qeverisëse

17:32, 20/01/2020

Duke mbrojtur konceptet e shëndosha të demokracisë kosovare, PDK është e bindur se përgjegjësia për t’i formuar institucionet e reja i takon fituesit të zgjedhjeve.

Duke pranuar rezultatin zgjedhor dhe kaluar në opozitë menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, PDK ka treguar konstruktivitetin e saj, thonë zyrtarë të kësa j partie.

Nuk ka bërë asnjë ankesë në Gjykatë Supreme për të zvarritur certifikimin e procesit zgjedhor. Për më tepër, e ka lënë veten në mënyrë të qartë jashtë ekuacioneve e tavolinave të bisedimeve për qeverisje, duke u deklaruar pa asnjë ekuivok dhe ripotencuar se do të qëndrojë në opozitë.

“Prandaj, çdo përpjekje për të gjetur justifikime, ose për të tjetërsuar përgjegjësitë në këtë vonesë nga Lëvizja Vetëvendosje, është e papranueshme. Kjo parti politike është shkaktarja kryesore e vonesës aktuale dhe dhënia fund e kësaj krize është tërësisht në dorën e saj. Qeveria ka dhënë dorëheqjen që më 29 korrik të vitit të kaluar. Faji dhe fati për qeverisjen e re është vetëm në dorën e Vetëvendosjes që prej 106 ditëve”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Sipas PDK-së, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i marrin përgjegjësitë qeverisëse, por qytetarët e Kosovës do t’i kuptojnë shpejt mashtrimet dhe iluzionet që ata kanë kultivuar si dhe të shohin dështimin e ideve që kanë promovuar.

Si parti opozitare, PDK do jape llogari dhe nuk do të lejojë të zhbëhen arritjet e deritanishme të Republikës së Kosovës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco