Serbia: Linjë ajrore Beograd - Prishtinë, por me kusht 'Taksën' dhe Dialogun

Serbia: Linjë ajrore Beograd - Prishtinë, por me kusht 'Taksën' dhe Dialogun

14:48, 20/01/2020

Një delegacion nga Ministria e Ekonomisë e Serbisë nënshkroi sot një letërsynimi me kompaninë “Lufthansa” në Berlin, për vendosjen e linjës ajrore Beograd - Prishtinë.

Me nënshkrimin e kësaj letërsynimi,  Serbia njofton se do të njoftojë UNMIK-un dhe KFOR-in për qëllimin e saj për të rivendosur linjën ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake të Kumanovës, njofton Indeksonline.

Në mënyrë që të zbatohet, do të jetë e nevojshme të arrihen, në periudhën e ardhshme, marrëveshje teknike të përshtatshme me KFOR-in në lidhje me procedurat e zakonshme për operacionet e trafikut ajror, në përputhje me rregulloret në fuqi dhe Rezolutën 1244, thekson Ministria e Ekonomisë e Serbisë.

Por, "në mënyrë që linja ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës të realizohet me të vërtetë, është e nevojshme që Qeveria e Prishtinës të heqë menjëherë taksën 100 për qind të mallrave nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina si edhe të fillojë zbatimin e shumë angazhimeve dhe të kthehet në tryezë në dialog me ndërmjetësimin e BE-së", thuhet në deklaratën e shtypit të Ministrisë së Ekonomisë së Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco