Vdes një xhihadist shqiptar në burgjet kurde, vuajti nga uria Burgu Hasakah në veriperëndim të Sirisë

Vdes një xhihadist shqiptar në burgjet kurde, vuajti nga uria

11:08, 20/01/2020

Bedri Elezi, Drejtori i Institut të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Kosovë, ka bërë të ditur sot se një luftëtar shqiptar i ISIS, që ndodhej në burgjet kurde, ka humbur jetën.

Elezi tha në studion e Abcnëws se ai ishte një i ri nga Gjilani, pjesë e ISIS, i arrestuar nga forcat kurde në kufi me Irakun.

“Sipas informacioneve të marra në burgun Hasakah, ku ndodhen shqiptarë, - tha Elezi, - ai ka vdekur për shkak të mungesës së ushqimeve.

Mungesa e ushqimeve ka ardhur për shkak të tkurrjes së aktivitetit të këtyre forcave kurde në rajon, pas zhvillimeve të fundit të njohura. Sipas burimeve që ne kemi, është një gjendje e tmerrshme e të burgosurve në tërësi në ato burgje,” tha ai.

Pamje nga burgu në Hasakeh publikuar nag Washington Post:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco