Thaçi presion Kurtit, e nominon për krjimin e qeverisë: Shpresoj të mos kalojë kohë e gjatë...

Thaçi presion Kurtit, e nominon për krjimin e qeverisë: Shpresoj të mos kalojë kohë e gjatë...

16:58, 19/01/2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mandatoi liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti për formimin e qeverisë së re.

Duke reaguar pas nxjerrjes së dekretit, kreu i shtetit u shpreh se, qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë janë duke pritur krijimin e institucioneve.

"Koha po kalon, prandaj unë si presidenti e kam nënshkruar nominimin për zotin Kurti si kandidat për kryeministër. Ai nominim është ende në tavolinën time të punës. Prandaj që shpresoj se nuk do të kalojë kohë e gjatë që zoti Kurti të reflektojë në kuptimin e pranimit", është shprehur Thaçi. 

Sipas tij, ai do të respektojë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ndonëse shtoi se i mbetet kryetarit të partisë që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit që të hedhë hapin e parë, ose të deklarojë refuzimin e mandatit për udhëheqjen e qeverisë.

Prej më shumë se 3 muajsh, dy partitë kryesore të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit, Vetëvendosje dhe LDK nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për krijimin e qeverisë së re. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco