Thirrja e ambasadorit Walker: Formoni qeverinë dhe jepni Thaçit pushim, ai është i thinjur...

Thirrja e ambasadorit Walker: Formoni qeverinë dhe jepni Thaçit pushim, ai është i thinjur...

13:05, 19/01/2020

Ish-ambasadori OSBE-së në Kosovë, William Walker,  pas takimit që ka zhvilluar me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin, ka bërë një prononcim para gazetarëve.

Ai ka kërkuar nga partitë politike që sa më shpejt ta formojnë Qeverinë në mënyrë që t’i japin një pushim Presidentit Thaçi.

“Sikurse e dini, unë vij në Kosovë sa më shpesh që mundem dhe mësoj gjëra të reja për këtë vend që e kam përcjellë të rritet për 20 vjet. Unë jam shumë krenar me këtë vend, por edhe kritikoj nganjëherë për gjërat që kanë mundur të shkojnë më mirë. Por jam shumë krenar me Republikën e Kosovës që është sot”, ka thënë Walker.

Ai e ka përmendur edhe luftën në Kosovë, duke thënë se ka vizituar edhe Krushën e Madhe.

“Dje unë isha në Krushë dhe kam dëgjuar se çfarë ka ndodhur atje – ndoshta më keq se në Reçak. Unë e di se jam identifikuar me Reçakun, por dua t’i nderoj njerëzit e Krushës dhe të gjithë personat e prekur nga lufta në Kosovë”, tha Walker.

Po ashtu, Walker tha se po i ndjek zhvillimet politike në vend, ku ka deklaruar se Kosova ka nevojë për qeverinë e re.

“Gjithashtu vij këtu për të mësuar rreth zhvillimeve politike. E di se jeni në prag të formimit të institucioneve. Kam folur me disa përfaqësues të partive politike dhe jam ende konfuz sikurse është i gjithë vendi. Mendoj se Kosova ka nevojë për një Qeveri të re – keni humbur më shumë se 100 ditë dhe shpresoj që nuk do të nevojitet më shumë kohë për ta formuar Qeverinë në mënyrë që Kosova të kthehet në rrugën e duhur”, ka thënë Walker.

“Jepni këtij njeri një pushim, (Presidentit Thaçi) – ai tani është i thinjur”, ka deklaruar ai.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet20/01/2020 03:24

WILIAM WALKER,ISH AMBASDORI OSB USA.KY PUBLIKOI MASAKREN E REÇAKUT;QË U MASAKRUAN 46 CIVILË SHQIPTARË,NGA TERRORISTËT SERBË;DHE PAS 21 VJETË ERDHI NË DITËN E MSAKRËS,SE I DHËMBË ZËMRA,PËR MASAKRIMET O KASAPRIMET MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE,TË KOSOVËS;VETËM PSE JEMI SHQIPTARË AUTOKTON;DHE,LUFTOJMË O,KËRKOJMË;LIRI,PAVARËSI ME DEMKRACI;PËR MBARË POPULL KOMBIN SHQIPTARË;SI DHE,DUKE PËRCJELLË DHE VUJATJET O SHUJATJET, PË LIRI,PAVARËSI,DHE DEMOKRACI;MBARË KOSOVËS SHQIPTARE;OUH,QË ENDË NUK ARRIMË AS TË IA MBËRRIMË,LIRINË DHE PAVARËSINË E PLOTË;OH,DUKE U DENUAR NGA GJYKATA SPECIALË;GADI GJITHË LUFTËTARËT E ÇLIRIMTARËT;AH,SI DHE,DUKE NA SAKRIFIKUAR O,NA DËNUAR,GJËJA SI TERRORISTË;KURSE BANDA TERRORISTË FERRORPISTË,KRYKRIMINELË,SHFYRSHFRIMINGELË;KUKULELË,STRUKU NGELË;OR NUK DENOHËN POR,DEKOROHËN;SI ÇLIRIMTARË,FITIMTARË;PËR PAQE,VRER PLAQE; PËR KËTE TRAGJEDI,PRAGJEGRI;THOT:ËH,O ZOT,JANË FAJTORË,VAJHORË,OUH DHE, UDHËHEQJA,KURTHDREQJA,E KOSOVËS;DHE,N'TAKIM ME PRESIDENTIN THAÇI AI,NA THERRET EDHE BËRTET:JU LUTEMI,HECNI O,MË SHPEJTË;FORMONI QEVERINË E RE, EDHE LIRONIE Z.PRESIDENT THAÇIN;SE SHIFNI,SI ËSHTË PLAKUR,ËSHTË THINJUR!!!" MANI,USA.

Shto koment

Denonco