‘E paaftë, e papërgjeshme dhe mashtruese’/ Zëdhënësi i PDK-së shpërthen kundër Vetevendosjes

‘E paaftë, e papërgjeshme dhe mashtruese’/ Zëdhënësi i PDK-së shpërthen kundër Vetevendosjes

20:04, 18/01/2020

Avni Bytyçi, zëdhënësi i PDK-së, ka reaguar ashpër ndaj justifikimeve të zyrtarëve të Vetëvendosjes për gjoja pengesat, që po i kanë për formimin e institucioneve.

Sipas Bytyçit, partia e Albin Kurtit po dëshmohet çdo ditë, se është parti mashtruese, e papërgjegjshme dhe e paaftë, të udhëheqë shtetin e Kosovës.

“Paaftësinë e saj për ta formuar koalicionin qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje sot ia paska adresuar një formacioni politik imagjinar”, ka shkruajtur ai.

“Partia e Albin Kurtit, jo vetëm është e paaftë, por është edhe e papërgjegjshme dhe mashtruese. Partia Demokratike e Kosovës, si parti opozitare, e fton LVV-në që të pushojë me këto lojëra fëmijërore, sepse bëhet fjalë për shtetin e Kosovës, e jo për ndonjë forum të tyre politik. Le ta formojë Qeverinë sa më parë, edhe pse, siç po shihet, Kosova dhe shoqëria e saj nuk do të përfitojnë asgjë”, ka shkruar Bytyçi në faqen e tij në Facebook.

Reagimi i këshilltarit të Kadri Veselit, vjen pikërisht pas disa deklaratave të zyrtarëve të Vetëvendosjes, të cilët gjatë ditës së sotme, kanë deklaruar se shteti i kapur nga partitë që e kanë udhëhequr, po u pengon ta formojnë Qeverinë.

Zëdhënësi i PDK-së e ka ftuar me këtë rast Vetëvendosjen, që ç’kapjen e shtetit ta filloj nga Komuna e Prizrenit ku VV qeverisë, e ku siç ka shkruar Bytyçi, gjysma e kabinetit është nën aktakuza për korrupsion dhe abuzim të detyrës zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco