Arrestohet në kufi nga serbët, punonjësi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve

Arrestohet në kufi nga serbët, punonjësi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve

18:52, 18/01/2020

Zyrtari i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli, ka denoncuar rastin, ku sipas informatave që ai posedon, në pikën kufitare të Jarinjës është arrestuar sot Milan Vukashinoviq.

Arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë fakti se Vukashinoviq është i punësuar në një kompani kosovare dhe një gjë të tillë strukturat shtetërore të Serbisë, po e konsiderojnë si pranim të shtetit të Kosovës, shkruan Pacolli.

Postimi i plotë:

Arrestohet nga Serbia sepse punon në kompani kosovare.

Në pikën kufitare të Jarinjës është arrestuar sot Milan Vukashinoviç, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimit, sipas informatave që posedojmë.

Arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë sepse z. Vukashinoviç është i punësuar në një kompani kosovare dhe, një gjë të tillë strukturat shtetërore të Serbisë po e konsiderojnë si pranim të shtetit të Kosovës.

Tash për tash, ai është duke u marrë në pyetje nga policia dhe shërbimi sekret i Serbisë të ardhur nga qyteti i Kralevës.

Raste të ngjashme me punëtorët serbë të Byrosë kanë ndodhur edhe më parë. Andaj, duke i pasur parasysh këto raste i dënojmë ashpër veprimet kriminale të Serbisë dhe njëkohësisht kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit të Kosovës, Milan Vukashinoviç.RrP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku18/01/2020 23:57

A e shikoni pra o të verbër vizionin e liderrit global E Drama për minishengenin jugosllav? Po të kishim hequr kufijtë, sikurse dakord E Drama me Vuçiqirin, ky Vukashinoviçi nuk do ishte arrestuar, sikurse në kohën e Titos kur serbët që punonin në Kosovë nuk i arrestonte askush.

Shto koment

Denonco