‘Grykësia’ e Kurtit dhe Mustafës/ Eksperti amerikan: Për fat të keq, s’po pajtohen për numrin e ministrive

‘Grykësia’ e Kurtit dhe Mustafës/ Eksperti amerikan: Për fat të keq, s’po pajtohen për numrin e ministrive

18:13, 18/01/2020

Njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkan dhe në Kosovë, profesori amerikan, Alon Ben Meir po thotë se fakti që Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë arritur marrëveshje, nuk është shpresdhënës për Kosovën.

Sipas një postimi në Twitter, Ben Meir shpjegon arsyen e situatës politike, ku thotë se e gjithë kjo situatë është krijuar veç për shkak të numrit të ministrive.

Qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe ky ndryshim atyre u duhet dhënë tani, thotë Ben Meir.

“Ende pa marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së për qeverinë në Kosovës. Gjithçka ka të bëj me numrin e ministrive që ata do të marrin. Për fat të keq kjo nuk është situatë shpresdhënëse për qytetarët e Kosovës që votuan për ndryshim – një ndryshim që atyre u duhet tani”, ka shkruajtur ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco