Prishtinë: Burg me kusht për nënën dhe 2 vajzat e saj, që pranuan pjesëmarrjen në ISIS

Prishtinë: Burg me kusht për nënën dhe 2 vajzat e saj, që pranuan pjesëmarrjen në ISIS

08:09, 18/01/2020

Gjykata Themelore në Prishtinë, të premten, i ka dënuar me nga dy vjet burgim, nënën Shyhrete Tafaj dhe dy vajzat e saj, Meke Tafaj, Valdete Tafaj-Daçaj, të cilat e kishin pranuar fajësinë për veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.

Sipas vendimi të shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Albina Shabani-Rama, dënimi me burg ndaj tyre nuk do të ekzekutohet nëse prej tre vjetësh ato nuk kryejnë ndonjë vepër të re penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Shabani-Rama ka theksuar se në rast se të akuzuarat kryejnë vepër penale të re, dënimi me kusht do t’u zëvendësohet me burg efektiv, ku do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Po ashtu, të akuzuarat janë urdhëruar nga gjykata që të përmbushin detyrimin vizitë tek psikologu apo tek këshilluesi tjetër për dy vjet n mbikëqyrjen e Shërbimit Sprovues të Kosovës.

Gjykatësja Shabani – Rama ka deklaruar se gjykata ka vepruar sipas dispozitave për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, pasi që ka marrë si rrethanë posaçërisht lehtësuese pranimin e fajësisë, sjelljen e tyre para dhe pas kryerjes së veprës penale dhe pendimin e tyre.

Sipas akuzës së ngritur më 9 dhjetor 2019, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Meke Tafaj, Valdete Tafaj-Daçaj dhe Shyhrete Tafaj, akuzohen se me dashje kanë marrë pjesë në veprimtarinë terroriste, në atë mënyrë që kanë shkuar në Siri dhe i janë bashkuar organizatës terroriste ISIS.

Bashkëshorti i të akuzuarës, Meke Tafaj, i akuzuari Ramiz Kastrati kishte qenë në Siri dhe ishte kthyer për një kohë të shkurtër dhe pastaj e gjithë familja ka vendosur t’i bashkohet luftës në “Shtetin Islamik”.

Valdete Tafaj-Daçaj, me bashkëshortin e saj, Kujtim Daçaj dhe vajzën e vogël, më 5 tetor 2014, përmes pikës kufitare Hani i Elezit, me makinë kanë shkuar në Shkup, nga ku kanë udhëtuar fillimisht në Turqi, e më pas në Siri, njoftonn Betimi per Drejtësi.

Kurse Shyhrete Tafaj, nëna e dy të akuzuarave Valdete dhe Meke Tafaj, më 21 shtator 2015, së bashku me dy djemtë e saj, përmes aeroportit të Prishtinës kanë shkuar në Turqi dhe pastaj Siri.

Sipas aktakuzës, secila veç e veç, duke e përdorur shumën e rregullt mujore të të hollave nga ISIS-i, u kanë ofruar shërbime logjistike meshkujve të familjes, të cilët aktivisht kanë luftuar, derisa ISIS pësoi disfatë dhe kanë qenë të detyruar të dorëzohen tek forcat kurdë, e që më pas me ndihmën e ushtrisë amerikane, janë kthyer në Kosovë, më 24 maj 2019. Secila veç e veç u akuzuan për “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”,sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco