‘Boll luajtët me këtë popull’/ Studentët protestojnë para Kuvendit: Ku tu shohim në rrugë …

‘Boll luajtët me këtë popull’/ Studentët protestojnë para Kuvendit: Ku tu shohim në rrugë …

22:48, 17/01/2020

Një grup studentësh ka protestuar para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ku përmes grafiteve kundër mosformimit të Qeverisë së Kosovës, kanë shkruar në tokë “Boll luajtët me këtë popull”.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë u mbajtën më 6 tetor, ku që nga ajo kohë, dy partitë që dolën të parat, Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës janë në negociata për formimin e qeverisë, por një gjë e tillë s’është arritur ende.

Por sipas deklarimeve të fundit të dy partive duket se një marrëveshje është vështirë e arritshme.

Duke folur para gazetarëve, një nga studentët protestues ka thënë se të rinjtë po largohen nga Kosova për shkak të mospasjes së një jete të mire dhe minimale jetese.  

“Nuk jemi duke parë avancim në asnjë sferë. Ka degradim në arsim, në politikë, në zhvillim ekonomik. Po ju garantoj që prej muajit mars çdo i ri që ka mundësi, çdo i dijshëm, çdo njeri që ka potencial… Gjermania na ka dhenë mundësinë për t’u kualifikuar atje. Ne do të ikim sapo të kualifikohemi, klasa e njerëzve të mirë ka për të ikë, për atë arsye vendi po shkon drejt kolapsit. Nëse nuk votohet buxheti ka me pas edhe trazira më të mëdha, jo vetëm bullizmi që kemi me ua bë në rrugë përfaqësuesve të popullit, por çka s’kemi me ju bë”, ka thënë ai duke shtuar se “politikanët s’do t’i lënë të qetë të rrinë as në kafenetë e Prishtinës e as nëpër rrugë”.

“Po na shkaktojnë kokëçarje për lojërat e tyre për pushtet. Ju garantojmë që ku t’i shohim në rrugë kemi me ju bë bullizëm, kemi me ju fishkëllu, kemi me i ofenduar përderisa nuk punojnë”, ka thënë tutje ai.

Pas përfundimit të protestës, pjesmarrësit u shpërndanë të qetë. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco