Pas thirrjes për hapa ligjore në rast vonesash, Vetevendosja i përgjigjet Thaçit

Pas thirrjes për hapa ligjore në rast vonesash, Vetevendosja i përgjigjet Thaçit

17:52, 17/01/2020

Pasi Hashim Thaçi deklaroi se do të ndërrmerrte hapa ligjore nëse nuk do të vendosej përformimin e qeverisë së re, Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur thirrjes së presidentit.

Sipas Vetëvendosjes, dorëzimi i emrit të mandatuarit për krijimin e qeverisë, do ta bëjë brenda afateve dhe pa vonesa, por pa saktësuar se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Ditën e sotme, mbushen 22 ditë që nga momenti i konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjes së kryetarit e nënkryetarëve, por partia fituese e zgjedhjeve të tetorit, nuk e ka dërguar ende emrin në presidencë.

Thaçi ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.

Por në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarri të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor.

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejë një zgjidhje politike në përputhje me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjidhje të  vijë sa më e shpejt. Në të kundërt, do të ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm kushtetues dhe ligjor”, citohet të ketë thënë Thaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco