Ndarja nga jeta e Xhevdet Ferrit/ Mesazhi i veçantë i Kurtit: Guximi i Marigosë dhe Trimit mbeten porosia për ne, Gjino...

Ndarja nga jeta e Xhevdet Ferrit/ Mesazhi i veçantë i Kurtit: Guximi i Marigosë dhe Trimit mbeten porosia për ne, Gjino...

22:29, 16/01/2020

Vdekja e parakohshme e aktorit të mirënjohur Xhevdet Ferri ka sjellë edhe reagimin e politikës në Kosovë.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetet sociale, shpreh ngushëllimet e tij.

Duke marrë shembull filmin ‘Përrallë nga e kaluara’, Kurti shprehet se, guximi i Margiosë dhe Trimit mbeten porosia për ne, pasi shoqëria duhet të përparojë dhe Gjinoja duhet të rritet.

POSTIMI I PLOTË I ALBIN KURTIT:

Mora vesh se sot paska vdekur aktori i mirënjohur, Xhevdet Ferri. Në moshën 59 vjeçare, prej një sëmundjeje të rëndë. Fytyra e tij, fuqia shprehëse e mimika përcillte bashkë me guximin e paepur edhe një lloj melankolie, përballë situatave shoqërore të cilat duken si të pandryshueshme. Kështu në filmin “Vitet e pritjes”, ku luan rolin e mërgimtarit të kthyer pas shumë

vitesh në atdhe, ku fatkeqësisht pritet si i huaj, dhe e gjen vendin pa përparim, me të njëjtat probleme të kahershme. Por mbase më mbresëlënës është filmi “Përrallë nga e kaluara”, ku Xhevdet Ferri luan rolin e trimit. Edhe ai film, krijuar mbi veprën e shkruar para më se një shekulli prej Çajupit, rrëfen fatalitetin e shoqërisë të marrë peng prej një mentaliteti të vjetër, që i ka ikur koha. Duket sikur ky mentalitet i vjetëruar vijon ta përndjekë shoqërinë shqiptare. E megjithatë, guximi i Marigosë dhe i trimit mbeten porosia për ne, sepse shoqëria duhet të përparojë e Gjini duhet të rritet.

U prehsh në paqe Xhevdet Ferri, ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe publikut të kinemasë. Mbetesh i paharrueshëm në kujtesën tonë të përbashkët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco