‘Rama duhet të provojë që s’është tradhtar’/ Avokati shpjegon ligjin

‘Rama duhet të provojë që s’është tradhtar’/ Avokati shpjegon ligjin

10:53, 16/01/2020

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i është turrur kundërshtarëve të tij në politikë dhe media me padi të ndryshme. Së fundmi, ai ka vendosur të padisë edhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e akuzuar për shpifje dhe fyerje.

Kryeministri shqiptar e akuzon Haradinajn për deklaratën e tij se Rama ka nxitur projektin për ndarjen e Kosovës.

Por avokati kosovar Dastid Pallaska shpjegon se Rama nuk do e ketë të lehtë si në Shqipëri, pasi barrën e provës nuk do e ketë i padituri, por paditësi. Në këtë rast, Edi Rama duhet të provjë se nuk është tradhtar.

“Padia për shpifje dhe/apo fyerje e Kryeministrit të Shqipërisë kundër Kryeministrit të Kosovês paradoksalisht e vendos Kryeministrin e Shqipërisë para një predikamenti absurd ligjor po që së çështja shqyrtohet në meritë.

Në parim, sipas Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, për tu liruar nga përgjegjësia ligjore për shpifje dhe/apo fyerje i padituri ka barrën e provës për të vërtetuar se deklarata e tij/saj është e vërtetë.

Ky rregull ka një përjashtim të rëndësishëm në rastet kur objekt i kërkesëpadisë për shpifje dhe/apo fyerje është një çështje e interesit publik që si paditës përfshin persona që mbajnë funksione publike. Në këto raste, barra e provës për vërtetimin se deklarata përkatëse është shpifëse dhe/apo fyese kalon tek paditësi. Për më shumë, i padituri në këto raste mund të mbahet përgjegjës vetëm nëse e ka ditur që deklarata e tij/saj është shpifëse dhe/apo fyese dhe ka vepruar me mospërfillje të pamatur ndaj të vërtetës.

Kjo do të thotë se - po që se padia tejkalon pengesat e shumta procedurale dhe do të shqyrtohet meritorisht - Kryeministri i Shqipërisë do ta ketë barrën e provës për të vërtetuar se nuk është “tradhtar.”

Mbi këtë bazë, refuzimi eventual i padisë nga gjykata për shkak të dështimit të Kryeministrit të Shqipërisë për të përmbushur barrën e provës që i takon sipas ligjit do të mund të nënkuptonte se Kryeministri i Shqipërisë është “tradhtar”,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco