Hakmarrja e UÇK për ‘Reçakun’: Dy ditë më vonë vranë zv/komandantin serb

Hakmarrja e UÇK për ‘Reçakun’: Dy ditë më vonë vranë zv/komandantin serb

09:50, 16/01/2020

Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes. 21 vjet pas masakrës, banorët e fshatit, të cilëve iu vranë familjarët, thonë se janë të dëshpëruar me faktin se askush nuk u dënua për krimet e kryera.

Në Kosovë, pas luftës së vitit 1999, janë kryer 48 gjykime për krime lufte, për të cilat janë dënuar 34 shqiptarë, 4 serbë dhe një malazez. Kështu thuhet në publikimin “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018”, të cilin e përgatiti Fondi për të Drejtën Humanitare të Kosovës (FDH).

Sipas këtyre të dhënave, serbët e përfshirë në masakrën e Reçakut dhe masakrat e tjera në Kosovë kanë mbetur të pandëshkuar.

Në mesin e kriminelëve kryesorë që morën pjesë në këtë masakër ishte edhe Miro Mekiç, zëvendëskomandant i Stacionit Policor në Shtime.

Mirëpo, ishin forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që u hakmorrën për masakrën e Reçakut. Dy ditë pas masakrës, ushtarët e UÇK-së vranë Mekiçin, më 17 janar 1999, raporton Express.

Nuk duhet harruar se në mesin 17 të dyshuarve për masakrën e Reçakut kishte policë, të rinj serbë që ende ishin nxënës, punëtorë, inxhinierë pyjesh dhe mekanikë makinash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco