Reagon Haradinaj: Padia e Ramës, diversion politik që t'i ikë përgjegjësisë

Reagon Haradinaj: Padia e Ramës, diversion politik që t'i ikë përgjegjësisë

22:34, 15/01/2020

Pas publikimit të media të lajmit se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës një padi ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka munguar reagimi i këtij të fundit.

Sipas Haradinajt, padia e Ramës është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.

 “Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë. Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore! Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, shkruan Haradinaj në reagimin e tij.

Sipas Ramës, akuzat e Haradinaj sa I përket idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi janë shpifje. /Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi16/01/2020 10:11

Kosova dhe Shqiptaret e saje, duhet te shpallin armik te kombit, gangesterin rama, tradhetarin rama, non grata... bashkohuni shqiptare... nje e keqe e madhe po ju shkaterron

Shto koment

Denonco