Qeveria e re e Kosovës/ LDK njofton se ka pranuar ofertën e VV, detajet akoma janë sekret

Qeveria e re e Kosovës/ LDK njofton se ka pranuar ofertën e VV, detajet akoma janë sekret

12:17, 14/01/2020

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar sot se ka pranuar një ofertë të fundit nga Lëvizja Vetëvendosje, të të bërë gjatë mbrëmjes së djeshme, duke mos konfirmuar ndërkohë se për çfarë bëhet fjalë.

Përmes një komunikate për mediat, LDK nuk jep detaje, por thotë se propozimi është shumë i ngjashëm me atë të paraqitur në takimin e fundit mes liderëve.

'Dje nga LVV-ja kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga ta në takimin e fundit të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen në ditët në vijim', ka bërë të ditur zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Sot në media është duke qarkulluar një ofertë e re sipas të cilës Kurti i ka bërë Mustafës.

Sipas këtij versioni, Kurti ka kërkuar shtimin e ministrive.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco