Shpërdoroi dhe keqpërdori pozitën/ Ish kryetari i Kaçanikut, arrestohet nga ‘Krimi Ekonomik’

Shpërdoroi dhe keqpërdori pozitën/ Ish kryetari i Kaçanikut, arrestohet nga ‘Krimi Ekonomik’

21:24, 14/12/2019

Pas ndalimit të Xhabir Zharkut, ish-kryetarit të Kaçanikut, policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e tij.

Pak më parë u raportua për arrestimin e Zharkut, teksa nga policia e Kosovës është  bërë e ditur se ish-kryetari i Kaçanikut është arrestuar për një rast të ndodhur në vitin 2010.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar lajmin.

Po ashtu,  Kelani ka bërë të ditur se Zharku është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot, më 14.12.2019, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’. Rasti dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Kaçanik. Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Kelani.

Në të kaluarën, Zharku ka qenë kryetar i Komunës së Kaçanikut.

Në vitin 2011, Xhabir Zharku u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco