Arrestohet ish-zyrtari i PDK-së , i dënuar me tre vjet burg

Arrestohet ish-zyrtari i PDK-së , i dënuar me tre vjet burg

21:09, 14/12/2019

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, Zharku është arrestuar lidhur me akuza të vjetra që rëndonin ndaj tij, raporton Lajmi.net.

Në vitin 201,1 Xhabir Zharku u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.

Pas dënimit, Zharku u largua nga Kosova duke shmangur burgun.

5 vjet e gjysmë, ish-kryetari i Kaçanikut dhe ish-zyrtari i PDK-së, qëndroi në arrati në Suedi.

Më 7 qershor të 2018, Xhabir Zharku u kthye sërish në Kosovë pasi paraprakisht Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Kaçanik, nxori vendimin për ndalim të ekzekutimit të dënimit me burgim edhe pse lënda e tij ishte parashkruar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco