Dështon tentativa e radhës për koalicionin VV-LDK! S’ka marrëveshje mes Mustafës dhe Kurtit

Dështon tentativa e radhës për koalicionin VV-LDK! S’ka marrëveshje mes Mustafës dhe Kurtit

19:27, 14/12/2019

Sapo ka përfunduar takimi i sotëm mes VV-së e LDK-së, takim i cili zgjati gati tri orë.

Ajo për ç’ka janë pajtuar dy partitë është që të vazhdojnë takimet, pasi as kësaj rradhe nuk është arritur marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së.

Avdullah Hoti nga LDK është shprehur se, -“Ne po i vazhdojmë takimet, nuk e kemi përmbyllur ende, ditëve të ardhshme do të takohemi prap. Nuk kemi ardhë në një konkludim”, ka përfunduar Hoti.

Nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se sot nuk ka pasur marrëveshje dhe se kjo është krejt ç’ka ai mund të deklarojë.

“Krejt ç’ka mund të them është se nuk pati marrëveshje dhe do të shohim në ditët e ardhshme se si do të veprojmë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco