Ligji për Ndërmjetësim/ Ambasadori Kosnett, vlerëson Ministrinë e Drejtësisë për zbatimin e tij

Ligji për Ndërmjetësim/ Ambasadori Kosnett, vlerëson Ministrinë e Drejtësisë për zbatimin e tij

18:29, 13/12/2019

Philip Kosnett, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, nëpërmjet një postimi në “Twitter”,  ka vlerësuar dhe lavdëruar Ministrinë e Drejtësisë, për zbatimin e Ligjit për Ndërmjetësim.

Sipas ambasadorit, ky ligj kontribuon në zgjidhjen e shpejtë dhe efikas të rasteve gjyqësore.

“ Është e rëndësishme që Ministria e Drejtësisë po zbaton Ligjin e Ndërmjetësimit, duke u dhënë udhëzime gjykatave për licencimin, mbikëqyrjen, regjistrimin, trajnimin dhe etikën. Më shumë qasje në zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve është një përmirësim për qytetarët që kërkojnë drejtësi në Kosovë”, ka shkruar Kosnett.

Abelard Tahiri, ministri i Drejtësisë në detyrë, kohë më parë kishte thënë se Ligji për Ndërmjetësim, ka plotësuar direktivën e Bashkimit Evropian dhe se ndërmjetësuesit, do të jenë pjesë integrale e sistemit të drejtësisë, ku do të shërbejnë si shtyllë e rëndësishme, për një drejtësi të shpejtë dhe përmbajtësore.

“Barazia, neutraliteti, pavarësia, llogaridhënia dhe efikasiteti janë segmentet e fytyrës së re, të sistemit që duam dhe për të cilin do angazhohemi vazhdimisht”,  ka thënë Tahiri.

Ligji për Ndërmjetësim rregullon mënyrën, funksionimin, procedurën dhe organizimin e ndërmjetësimit, të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e ndërmjetësuesve me qëllim të lehtësimit të qasjes në zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve dhe kontesteve si dhe të promovon zgjidhjen miqësore të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco