Vjosa Osmani reagon: Ja pse u regjistrova si deputete në Kuvendin e Kosovës

Vjosa Osmani reagon: Ja pse u regjistrova si deputete në Kuvendin e Kosovës

12:22, 13/12/2019

Vjosa Osmani ka reaguar sot në Fb për arsyen pse u regjistrua si deputete në Kuvendin e Kosovës, pasi ka parë pikëpyetje të mëdha ngritur mbi këtë çështje.

Osmani shkruan: "Po e shoh që media të caktuara po tentojnë që regjistrimin tim si deputete në Kuvendin e Kosovës ta përkthejnë si mesazh politik.

Po e sqaroj që nuk ishte mesazh politik por thjeshtë një koincidencë. Unë kam shkuar të regjistrohem në kohën që më është sugjeruar nga administrata e Kuvendit meqë më herët isha jashtë vendit. Pra ishte çështje administrative e jo politike.

Mesazhet politike për partinë time unë i bëjë të qarta përbrenda organeve tona vendimmarrëse dhe as nëpërmjet fotografive e as në mënyrë të tërthortë.

Qëndrimet tona politike janë ndërtuar me përkrahjen unanime të organeve të LDK-së."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco