Zgjerohet ‘shërbimi diplomatik’, hapet ‘Ambasada e Kosovës’ në Norvegji

Zgjerohet ‘shërbimi diplomatik’, hapet ‘Ambasada e Kosovës’ në Norvegji

18:36, 12/12/2019

Kosova ka zgjeruar shërbimin e saj diplomatik, duke hapur Ambasadën e saj në Oslo të Norvegjisë.

Ditën e sotme, Ambasadori i parë i Kosovës Uliks Emra, i ka dorëzuar Letrat Kredenciale tek lartmadhëria e tij Mbreti i Norvegjise Harald V, duke u akredituar si Ambasador Fuqiplotë i Republikës së Kosovës, në Mbretërinë e Norvegjisë.

Duke përcjellur përshëndetjet e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe popullit të Kosovës, ambasadori falënderoi Lartmadhërinë e tij, Mbretin Harald V, për kontributin e pakursyer dhe gjithëpërfshirës, që Mbretëria e Norvegjisë i ka ofruar vendit gjatë gjithë këtyre viteve.

“Mbretëria e Norvegjisë është njëra ndër vendet e para e cila e ka njohur Republikën e Kosovës, dhe për këtë populli i Kosovës do të jetë mirënjohës përjetësisht. Relacionet ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyeshme, ndërsa synimi është që ato të thellohen edhe më tej në fusha specifike”.

Pasi shprehu përshëndetjet e tij të përzemërta, Lartmadhëria e tij Mbreti Harald, theksoi se janë shumë të lumtur për vendimin e Republikës se Kosovës për hapje të Ambasadës në Oslo dhe se ky është një moment i veçantë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Mbretëria e Norvegjisë do të vazhdojë të përkrah Kosovën në të gjitha fushat dhe për ketë mund te jeni shume te sigurt”.

Sipas CV-së, Uliks Emra, ka përfunduar fakultetin Juridik si dhe Masterin në Shkencat Penale në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin në Diplomaci në Universitetin e Zagrebit.

Si diplomat karriere, Uliks Emra ka kryer funksione të rëndësishme në institucionet shtetërore dhe në hierarkinë e lartë të MPJ.

Ka qene zëvendësdrejtor i Përgjithshëm, u.d i Drejtorit të Përgjithshëm, Zëvendës Ambasador ne Kroaci, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Kroaci, sekretar në Institutin për Hulumtimin e krimeve të luftës. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco