Osmani: Në ditët në vijim, lëvizje pozitive për koalicionin me Vetëvendosjen

Osmani: Në ditët në vijim, lëvizje pozitive për koalicionin me Vetëvendosjen

07:44, 12/12/2019

Në një intervistë, Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur se beson që ditët në vijim do të ketë lëvizje pozitive sa i takon arritjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Gjasat janë jashtëzakonisht të mira, por natyrisht varet edhe nga vullneti që tregohet. Ne si LDK kemi treguar vullnet jashtëzakonisht të mirë që të diskutojmë më respekt në raport me partnerin tonë potencial qeverisës, Lëvizjen Vetëvendosje. Natyrisht presim që i njëjti respekt të kthehet në mënyrë që bashkëpunimi ynë të jetë i mirë, të jetë i suksesshëm në Qeverinë e ardhshme”, është shprehur ajo në një intervistë në RTK.

“Besoj që në ditët në vijim do të ketë lëvizje pozitive dhe secili prej nesh duhet të shikojë se si të kontribuojë pozitivisht në mënyrë që kjo marrëveshje të arrihet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco