S’ka liberalizim vizash, pa plotësuar kriteret/ Ambasadorja franceze radhit çështjet, që shqetësojnë Kosovën

S’ka liberalizim vizash, pa plotësuar kriteret/ Ambasadorja franceze radhit çështjet, që shqetësojnë Kosovën

18:38, 11/12/2019

Kosova duhet të bëjë përparim në fushën e sundimit të ligjit, për të marrë dritën e gjelbër mbi liberalizimin e vizave, sipas ambasadores së Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Pas emërimit si ambasadore në Prishtinë, Butel ka folur edhe për çështjen e rifillimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, krijimin e qeverisë së re dhe gjithashtu për përplasjet që po ndodhin herë pas here, mes Prishtinës dhe Beogradit.

Marie-Christine Butel: Franca është vend partner i kamotshëm i Kosovës. Së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe shumë partnerë evropianë, ajo ishte një nga vendet e para që njohu pavarësinë e saj dhe që prej asaj kohe e ka mbështetur vazhdimisht. Çështja e liberalizimit të vizave për qëndrim të shkurtër në zonën Shengen bazohet në kritere teknike. Kjo nënkupton përmbushjen e një numri të kushteve, veçanërisht në lidhje me forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër aktiviteteve të krimit të organizuar.

Franca vlerëson, krahas shteteve të tjera anëtare, se disa nga këto kushte nuk janë përmbushur plotësisht nga Kosova; mbetet veçanërisht e vëmendshme ndaj zhvillimeve sa i përket shtetit të së drejtës dhe luftës kundër aktiviteteve të krimit të organizuar. Përparime të rëndësishme janë bërë në këtë fushë. Sidoqoftë, zbatimi i vazhdueshëm i reformave nga autoritetet kosovare është thelbësore në mënyrë që ligjet e miratuara për forcimin e sundimit të ligjit dhe drejtësisë, në veçanti, të mund të zbatohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme.

Siç e keni theksuar, Parlamenti Evropian dhe Komisioni evropian kanë dhënë një mendim të favorshëm për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo temë mbetet në shqyrtim nga Këshilli i Bashkimit Evropian, i cili do ta trajtojë atë kur të përmbushen kushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet11/12/2019 21:01

AMBASADORJA FRANCEZË KOSOVËS:NUK KA LIBERALIZIM VIZASH,PA I POLTËSUAR KRITERËT;TUK SA KRITERBARAZIM KRIZASH,PA I NDOTËSUAR KRIZERËT,MRIZERËT; SIKUR DIKUR;MARRËVESHJET,VARRËRESHJET;PAS LUFTËS PARË BOTËRORE;OH,QË FRANCA,RUSIA,ANGLIA;QE KUR PYETEJ PËRFAËSUESI ANGLEZ;A U ARRTË PAQJA NË EUROPË?;PËRGJEGJA;PAQËJA U ARRITË;POR,NE SAKRIFIKUAM DHE SHKATËRUAM O TERË POPULLKOMBIN MBARË KOMBËTARË SHQIPTARË;TEK PËR HATËR TË RUSISË, DUKE UA FALUR MBI 80% TROJET SHQIPTARE;RUSO SERBO GREKË;PUSO GJERBO VDEKË;POR,ME DIJTË SHQIPTARËT,HERDOKUR;OU,KANË M'I NXJERRË PRAP TROJET E VETA;SEPSE,QE PSE:ASNJË MARRËVESHJE NUK ËSHTË NËNSHKRUAR,NGA RUSIA FRANCA DHE ANGLIA;VETËM KANË QENË TAKIME PA PORTOKOLL,PA MARRËVESHJE; SI DHE,TANI PAS LUFTËS ÇLIRIMTARE TË UÇK+USA+NATO;FRANCA Q'E TRADHTOJË NATON;GJENERALI JUAJ,ME NJË LIBËR;DUKE PROMOVUAR N'BEOGRAD,DEKLARON: UNË,SERBISË UA DHUROVA TREPÇËN;DHE,DUKE NDARË KOSOVËN MBI URË T'IBRIT, KJO DHURATË ËSHTË ME MILIARDA,MILIARDA;VLERË ARI,ARGJENDI E KRISTALË!";AH VALLË,KJO DHURATË,KUNGATË;MOS TË JU MBETEJ NË FYT,OH,DUKE MBYTË O TERË POPULLKOMBIN,MË TË LASHTIN NË EUROPË;OH DHE,MBARË BOTËN DEMOKRATIKE!" SHUMË T'FALA,REFUGJAT LUFTË,PËRZENË ME DHUNË,NGA FASHIZMI RUSO SERBË! NGA MANI,USA.

Shto koment

Denonco