Nuk ka marrëveshje! Dështon takimi i radhës Kurti – Mustafa

Nuk ka marrëveshje! Dështon takimi i radhës Kurti – Mustafa

18:31, 11/12/2019

Ka përfunduar pa një marrëveshje për koalicion qeverisës, takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa.

Në kuadër të bisedimeve për arritjen e një marrëveshje, të dy liderët u takuan në sallat e Kuvendit, por pas takimit, as Kurti e as Mustafa nuk janë paraqitur para mediave.

Para medieve, detajet nga ky takim i ka dhënë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Sipas tij, ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje, por që të dy liderët janë pajtuar që të intensifikojnë bisedimet.

“Takimi mes dy liderëve tashmë ka përfunduar, edhe Kurti edhe Mustafa janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim deri në arritje e marrëveshjes për koalicion qeverisës mes dy partive tona. Besoj se shumë shpejt nesër ose pasnesër, nëse lejon agjenda e dy liderëve, ata do të takohen sërish”, ka thënë Mustafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco