Bisedimet për koalicion/ Fillon takimi mes VV-LDK në Kuvend, Kurti: Nuk ka pengesë që s’kalohet

Bisedimet për koalicion/ Fillon takimi mes VV-LDK në Kuvend, Kurti: Nuk ka pengesë që s’kalohet

18:16, 11/12/2019

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka nisur takimi i radhës mes kreut të LDK-së, Isa Mustafës dhe liderit të VV-së Albin Kurtit, si përpjekje për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje.

Para takimit, Kurti ka paralajmëruar se sot me shumë gjasë, do të arrihet një marrëveshje mbi koalicionin mes VV-së dhe LDk-së.

Ndërkohë që ditën e sotme, Thaçi ka caktuar 24 dhejtorin, si datë për të konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Pas një serie takimesh mes grupeve të punës të dy subjekteve politike, të cilat kanë punuar drejt përafrimit të programeve për bashkëqeverisje, të dyja palët ua kishin lënë në dorë dy krerëve të partisë, që të arrijnë pajtim për pikat e pakta ku nuk kishin gjetur konsensus.

Në takimin e fundit Mustafa-Kurti, çështja e presdientit kishte përfunduar me mospajtim mes tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco