Zbardhen shpenzimet e partive, në fushatën zgjedhore të 6 tetorit/ Kryeson LDK  me afër 1 milion euro

Zbardhen shpenzimet e partive, në fushatën zgjedhore të 6 tetorit/ Kryeson LDK me afër 1 milion euro

17:53, 10/12/2019

Ditën e sotme, Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar raportet financiare që partitë politike kanë shpenzuar për fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas raporteve të publikuara, LDK ka shpenzuar më së shumti, gjithsej 730,146,87 euro, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 451,979,85 euro.

E treta për nga shpenzimet del të jetë koalicioni në mes AAK-së dhe PSD me 346,544,15 euro.

PDK për fushatë zgjedhore ka shpenzuar 316,346,32 euro, Lista Serbe 26,652,31 euro, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD ka shpenzuar 115,863,80 euro.

Partitë politike që kanë siguruar ulëse në legjislaturën e 7 të Kuvendit të Kosovës:

Lëvizja Vetëvendosje 451,979.85

Lidhja Demokratike e Kosovës 730,146.87

Partia Demokratike e Kosovës 316,346,32

AAK-PSD 346,544,15

Nisma-AKR-PD 115,863,80

SRPSKA LISTA 26,652.31

Kuvendi i ri i Kosovës nuk është konstituuar ende, pasi ndërkohë vazhdojnë bisedimet për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco