Nën akuzë, xhihadisti kosovar: I lidhi 3-vjeçarit jelekun eksploziv dhe pushkën në dorë: Gjuaj, bam bam!

Nën akuzë, xhihadisti kosovar: I lidhi 3-vjeçarit jelekun eksploziv dhe pushkën në dorë: Gjuaj, bam bam!

14:44, 10/12/2019

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur akuzë kundër një personi me iniciale V.Q, për “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist” dhe “Keqtrajtimi apo braktisje e fëmijës”

I pandehuri V.Q më 28 maj 2014, së bashku me të ndjerin A.U nga Ferizaj, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, ka ikur nga  Kosova, nëpër Maqedoni, Bullgari e Turqi  dhe kur kanë arritur në Siri janë pritur nga pjesëtarët e ISIS-it.

Pas identifikimit dhe regjistrimit në formular, si pjesëtarë i kësaj organizate ka vijuar trajnim përkatës ku edhe më pastaj ka punuar si infermier në spitalet ushtarake të ISIS-it, i pajisur me uniformë ushtarake, pushkë automatike si dhe me jelek me eksploziv (hizam) dhe ka propaganduar përmes fotografive dhe incizimeve organizatën terroriste ISIS.

Më 29 dhjetor 2017, është arrestuar nga forcat demokratike Siriane, ku ka qëndruar deri më 19 prill 2019 dhe është riatdhesuar në Kosovë”. Por ai akuzohet edhe për “Keqtrajtim apo braktisja e fëmijës”.

Sipas Prokurorisë, më 8 shtator 2017, në zonat e konfliktit në Siri, në shtëpinë ku përkohësisht ka banuar, si pjesëtar i ISIS, ka detyruar fëmijën e tij  U.Q3 vjeç që të veshë hizamin – jelekun me eksploziv dhe duke i dhënë edhe pushkën automatike në dorë i ka thënë: “Merre kallashin dhe gjuaj bam, bam”. Të të gjitha këto veprime i ka incizuar me video kamera."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco