Osmani indinjohet me evropianet: Kosova përkujton viktimat e gjenocidit serb, BE shpërblen Serbinë

Osmani indinjohet me evropianet: Kosova përkujton viktimat e gjenocidit serb, BE shpërblen Serbinë

17:59, 09/12/2019

Ka reaguar ashpër në Facebook, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se në kohën kur Kosova po kujton viktimat e gjenocidit, Bashkimi Evropian po e shpërblen Serbinë me hapjen e kapitullit për integrim në BE.

Në një kohë kur shteti serb vazhdon me politikën e mohimit edhe pas më shumë se dy dekadash, tenton të rishkruaj historinë edhe pse krimet serbe ndodhën para syve të të gjithë botës

Postimi i plotë:

Në ditën ndërkombëtare të kujtimit të viktimave të gjenocidit, kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën si rezultat i politikave gjenocidale të shtetit serb, dhe në veçanti fëmijët e vrarë e të masakruar nga ky regjim.

Edhe pas më shumë se dy dekadash, shteti serb vazhdon me politikën e mohimit të këtyre krimeve, nuk shprehë keqardhje për viktimat e pafajshme dhe tenton të rishkruaj historinë edhe pse krimet serbe ndodhën para syve të të gjithë botës.

Përderisa ne sot kujtojmë të gjithë ata që humbëm, Bashkimi Evropian, pikërisht sot, po e shpërblen Serbinë me hapjen edhe të një kapitulli në procesin e integrimit evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco