‘Nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në…’  Albin Kurti: Do të shkojmë në zgjedhje

‘Nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në…’ Albin Kurti: Do të shkojmë në zgjedhje

08:38, 08/12/2019

Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti ka deklaruar se nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në për krijimin e koalicionit qeverisës, do të shkojnë në zgjedhje.

Në një intervistë për RTK, Kurti u shpreh se LVV-së do të shkonte ne zgjedhje të reja, sepse pas fitores së 6 tetorit është rritur përkrahja për partinë e tij. Nga ana tjetër Kurti ka theksuar se kjo nuk është qëllimi i LVV-së.

“Jam i udhëhequr nga interesi i përgjithshëm, nga interesi shtetëror që kërkon sa më parë një udhëheqje qeverisëse nga LVV dhe LDK”, tha Kurti.

Kurti tha se në takimet që ka pasur me kryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani nuk janë diskutuar emra të përveçëm për presidentin, por ia ka thanë se vendi ka emra të shumë dhe po ashtu ai ka thënë se duhet të flasin për strategjinë e një presidenti të parakohshëm, shkruan Kosovapress.

Por sipas tij, së pari është e rëndësishme të plotësohen pozitat e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 12 ministrave dhe pastaj të flitet për postin e presidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqipe08/12/2019 22:52

Isa Mustafa tradhetar i fshehte, mafje. Pse nuk bashkevepron? deri dje nuk kishte pushtet Mustafa kurse tani qe ka pushtet pse nuk do apo duhet me hedh shum firma.ku krahasohet ky kufome me albin kurtin apo ajo vjosa osmani qe eshte stervitur mire nga sorrosi.nuk keni nga shkoni ju tradhetar edhe ne fuytyre kuptoheni qe nuk punoni per intereson e shqiptareve. kuptoheni qe jeni te shitur. Ti Isa Mustafa ca posti kerkon se ti ke probleme me shendetin , sje as ne gjendje te kujdesesh per veten tende jo me te udheheqesh popullin apo te japesh mendime. o tradhetar ti do digjesh e do dalesh ne opozite se Albini do kerkoj zgjedhje te reja e ai do i fitoj ato.Keni gjith ato muaj qe spo formoni dot qeverine . Kjo tregon qe jeni te varur nga te huaje dhe personalisht juve. Kjo tregon qe ju mashtroni dhe nuk respektoni voten e popullit qe ju ka votuar. Poooorrrr per te gjitha keto tradhetit qe po beni zoti do jau shperbleje sic e meritoni, keq e me keq. Plehra, bajga dhe vasal te huaj pa kurfar autoriteti turp qe e quani veten Shqiptar. Mallkuar qofshi

Shto koment

Denonco