Masakra e Reçakut, Haradinaj: Urrejtja patologjike e Vuçiç ndaj shqiptarëve, e trashëguar nga Millosheviçi

Masakra e Reçakut, Haradinaj: Urrejtja patologjike e Vuçiç ndaj shqiptarëve, e trashëguar nga Millosheviçi

20:48, 05/12/2019

Pas dënimit të me 2 vjet burg të ish-ministrit serb të qeverisë së Kosovës, mbi përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, në mbështetje të tij ka dalë edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili e ka mohuar masakrën e Reçakut, duke e quajtur një fabrikim të shqiptarëve.

Reagime të menjëhershme ka pasur nga figurat politike në Kosovë, duke i rikujtuar Aleksandër Vuçiç, se masakra e Reçakut ka qënë një nga shumë krimet ndaj civilëve, që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës.

Në një postim në Facebook, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka goditur rëndë Vuçiçin, duke e quajtur atë një urryes patologjik të shqiptarëve, ndjenjë kjo e trashëguar nga koha e Millosheviçit.

Postimin e tij, kryeministri Haradinaj e ka shoqëruar me dy foto tronditëse nga masakra e Reçakut, ku duket qartazi mizoria dhe krimet ndaj civilëve shqiptarë.

Postimi i plotë:

Urrejtja patologjike e Vuçiqit ndaj shqiptarëve, po dëshmohet edhe me deklarimin e tij të fundit, “se masakra e Reçakut, e cila tronditi mbarë botën në vitin 1999 është e fabrikuar”.

Ky qëndrim dëshmon qartë se Serbia edhe në formë institucionale e ruan paturpësisht mendësinë kriminale të trashëguar nga koha e Millosheviqit.

Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera dhe urrejtja ndaj secilës etni është vepër e dënueshme me ligj.

Është për keqardhje se si Serbia, që konsiderohet si shtet favorit nga BE-ja, vazhdon ta kultivojë urrejtjen etnike ndaj shqiptarëve dhe mohon krimet gjenocidale të saja, duke kontaminuar kështu të ardhmen e tyre dhe duke zvogëluar shanset për paqe dhe pajtim në rajon. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Rame vucic bergovic cubrollovici 05/12/2019 23:09

    Cfare te thuash o vella, Po dihen vucici, bergovic, cubrollovici, popovic, mugosha, ramovic, thacovic na eshte bashkuar Dhe Imam xhamijash tani

    Shto koment

    Denonco