Vuçiç mohon krimet kundër civilëve, reagon Thaçi: Politikat gjenocidiale të Serbisë, nuk mund të mbrohen

Vuçiç mohon krimet kundër civilëve, reagon Thaçi: Politikat gjenocidiale të Serbisë, nuk mund të mbrohen

17:37, 05/12/2019

Nëpërmjet një postimi në twitter, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj deklaratave të krerëve politikë në Serbi, të cilët mohojnë vazhdimisht të kenë kryer krime në Kosovë e Bosnje.

Sipas presidentit Thaç, politikat gjenocidiale të Serbisë nuk mund të mbrohen, por duhet të denoncohen, pasi paqja, pajtimi e drejtësia nuk mund të ndërtohen mbi bazën e mohimit të krimeve.

Postimi i plotë:

“Shoh shumë zyrtarë nga Serbia që mohojnë disa nga krimet më të këqija kundër civilëve që ndodhen në Evropë, të konfirmuara nga Gjykata Ndërkombëtare si Reçaku. Politikat gjendocidiale serbe nuk mund të mbrohen. Ato duhet të denoncohen. Paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund të ndërtohen bazuar në mohimin e krimeve”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco