Palmer tregon rrugën europiane/ Njohja reciproke Kosovë-Serbi, do zgjidhte ndasitë mes dy vendeve

Palmer tregon rrugën europiane/ Njohja reciproke Kosovë-Serbi, do zgjidhte ndasitë mes dy vendeve

22:01, 04/12/2019

“Kur të njihnin njëri-tjetrin, do të mund të zgjidhnin çështje kontestuese si fqinj”, ka thënë Palmer në televizionin sarajevas, N1.

Sipas fjalëve Palmer, nevojitet që Kosova dhe Serbia “të ulen në tavolinë, të arrijnë marrëveshje dhe së bashku të hartojnë rrugën kah e ardhmja evropiane”.

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se SHBA-ja dëshiron të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, e cila do të nënkuptonte njohje reciproke.

“Nevojitet marrëveshje të cilën publiku në të dyja palët, do ta pranojë dhe mbështesë si rrugën më të mirë përpara”, si dhe është me rëndësi që ajo marrëveshje të jetë “e zbatueshme, e drejtë dhe e qëndrueshme”.

Palmer tha se ka bashkëpunim shumë të mirë me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell dhe se ky nuk është rasti i parë që SHBA-ja emëron dy përfaqësues specialë për të njëjtën çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco