Ambasadori amerikan Kosnett, me superlativa për Kurtin: Ai ka ndryshuar është inteligjent dhe i pjekur

Ambasadori amerikan Kosnett, me superlativa për Kurtin: Ai ka ndryshuar është inteligjent dhe i pjekur

20:00, 04/12/2019

Philipp Kosnet, ambasadori amerikan në Prishtinë, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe mundësinë për arritjen e koalicionit mes VV-së dhe LDK-së.

Duke vlerësuar me superlativa kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ai ka thënë se ka ndryshuar është i pjekur dhe intelegjent.

“Gjëja më pozitive që pash prej që jam këtu, janë zgjedhjet e 6 tetorit. Unë mendoj se LDK dhe Vetëvendosje janë të përkushtuar që të funksionojë partneriteti mes tyre. Jam i sigurt se ky koalicion do të formohet efektivisht. Mendoj se është e qartë se populli votoi për ndryshim me 6 tetor”.

Ambasadori Kosnet sqaron nëse SHBA-së i është bërë ndonjë propozim zyrtar për shkëmbim të territoreve nga Thaçi dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ndërsa sqaron përfundimisht qëndrimin e amerikanëve për këtë temë.

“Mesazhi im për z. Kurti dhe të tjerët është të luftohet korrupsioni. Albin Kurti ka ndryshuar. Ai është shumë inteligjent dhe shumë i pjekur. Lista Serbe është realitet. Në kuadër të dialogut, nëse Kosova dhe Serbia pajtohen të flasin edhe për shënimin e kufijve për ndryshime shumë të vogla, ne nuk do të themi prerazi jo”, tha Kosnet.

Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, thotë se, nëse bazohemi në krijimin e qeverive të mëhershme, LDK e Vetëvendosje kanë akoma kohë për të negociuar. Ai shprehet i bindur se dy partitë, që deri dje ishin në opozitë, do të qeverisin së bashku dhe do të tejkalojnë pengesat për krijimin e Qeverisë.

Kosnett ka besim se kryetari i VV-së, Albin Kurti, do të tregohet konstruktiv në raporton me Listën Srpska, por edhe në raport me Presidentin Hashim Thaçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco