Presidenti Meta në Gjilan, ngushëllon familjen Abazi: Do t'u jemi gjithmonë pranë

Presidenti Meta në Gjilan, ngushëllon familjen Abazi: Do t'u jemi gjithmonë pranë

14:38, 04/12/2019

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shkuar sot në Kosovë, për t'i shprehur ngushëllimet familjes Abazi nga Gjilani, e cila humbi dy djemtë e saj nga tërmeti që ra në 26 nëntor në Shqipëri.

Vetë Presidenti njoftoi: "Sot në Gjilan për t'u shprehur ngushëllimet dhe për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi. Thellësisht i prekur nga humbja e jetës së vëllezërve Shemsedin dhe Isa Abazi nga tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor. Do të jemi gjithmonë pranë familjes Abazi!" ka theksuar Meta në vijim.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco