Lista Serbe: Nuk do ta pengojmë formimin e qeverisë së re

Lista Serbe: Nuk do ta pengojmë formimin e qeverisë së re

14:24, 04/12/2019

Lista Srpska nuk do të ketë rol pengues në formimin e qeverisë së re të Kosovës. Sipas nënkryetarit të kësaj partie, Dalibor Jevtiq partia fituese (duke aluduar për Albin Kurtin) duhet të respektoj vullnetin zgjedhor të qytetarëve dhe përfundimin e diskriminimit ndaj serbëve.

“Kush refuzon të pranojnë atë që ishte vullneti zgjedhor i qytetarëve, refuzojnë të respektojnë në mënyrë demokratike pikëpamjet dhe mendimet e tona si përfaqësues politikë të serbëve, si parti politike, dhe kështu refuzojnë të vijnë në shpëtimin e popullit serb në territorin e Kosovës”, u shpreh Jevtiq për Kosova Online.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare gjithashtu e di se Lista Serbe nuk do të jetë pengesë në formimin e një qeverie të re të Kosovës.

“Ne do të kërkojmë një minimum respekt, jo vetëm për ne si përfaqësues politikë të serbëve, por për popullin serb, i cili në mënyrë të qartë dhe të paqartë deklaroi se kush dëshiron t’i përfaqësojë ata në institucione”, u deklarua ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco