E mitura nga Shqipëria shkon për të lindur në Kosovë, njoftohet Policia

E mitura nga Shqipëria shkon për të lindur në Kosovë, njoftohet Policia

11:03, 03/12/2019

Policia e Prishtinës ka njoftuar se është raportuar për një vajzë të mitur të komunitetit rom, shtetase e Shqipërisë, e cila është shtruar në Qëndrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas Kallxo.com, e mitura kishte bashkëjetur në Ferizaj për vjet me radhë, me një mashkull nga Shqipëria të komunitetit rom. Këtë rast Policia e Kosovës e ka iniciuar si bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç.

E cilësuar viktimë, e mitura për momentin është në gjendje të stabilizuar dhe nuk është raportuar për të arrestuar. Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:20 në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco