Emigranti nga Zvicra merr përsipër t'i ndërtojë shtëpinë vëllezërve Abazi

Emigranti nga Zvicra merr përsipër t'i ndërtojë shtëpinë vëllezërve Abazi

09:21, 02/12/2019

Një emigrant kosovar në Zvicër, Milaim Kurteshi , ka vendosur të ndërtojë shtëpinë e familjes Abazi nga Livoqi i Gjilanit, që i humbi të dy djemtë nga tërmeti në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Fb, imami Elvis Naçi.

Në mesazhin e Naçit thuhet: "I nderuar Elvis, jam Milaim Kurteshi nga Livoqi i Epërm të Gjilanit. Jetoj në Bernë të Zvicrës; jam i interesuar për të marrë përsiper shtëpinë e familjes Abazi, se ashtu e kam pas vendosur  t’i ndërtoj një shtëpi dikujt. Nëse ka mundësi, ma dërgoni një nr që të mund t’ju thërras . Zoti ju shpërbleftë." 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco