Sot Rekordi i Ramush Haradinaj/ 10 orë rrugë për të ngjitur Korabin në dëborë

Sot Rekordi i Ramush Haradinaj/ 10 orë rrugë për të ngjitur Korabin në dëborë

20:50, 01/12/2019

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj zbut dhimbjen pas tërmetit tragjik në Shqipëri me aktivitet fizik.

Së fundmi, kreu i AAK-së ka ngjitur malin e Korabit, duke regjistruar një tjetër rekord.

Edhe pse i mbuluar nga bora, Haradinaj e ka arritur majën e malit gjigant për vetëm 10 orë. 

Në raste të ngjashme, personave të tjerë iu janë dashur minimalisht 14 orë.

“Ramush Haradinaj sot më tha: "gjatë luftës bashk me Luanin shumë kohë kemi kalu nëpër bjeshkë, derisa e dinim që kishim armikun, natyra ka qenë miku jonë".

Përgjigjen e morra nga pyetje ime: "pse ke vendos me bë ngjitjen e malit Korab nga Restelica që është shumë e gjatë dhe sfiduese".

Ky shteg për mua prej sot lidhet me këtë shprehje të bukur, me këtë histori që i takon krejt vendit. Sot e kuptova më shumë se kurr lidhjen e natyrës me njeriun. Nuk mund të jetë veç pasion. Është lidhje më e thellë e asaj që nuk ekziston por është e gjallë brenda nesh gjithmonë. Sot kaluam 24km dhe arritëm deri në 2385m. Nisja nga Restelica”, shkruan në Facebook Arineta Mula, pjesë e grupit që shoqëroi Haradinajn.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco