Borrell: Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Spanja, nuk është problemi im, kam detyra të reja

Borrell: Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Spanja, nuk është problemi im, kam detyra të reja

17:04, 01/12/2019

Josep Borrell, shefi i ri i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian është shprehur rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Spanjës.

Borrell ka thënë se fakti se vendi i tij nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk do të jetë problem që ai të jetë ndërmjetës i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nëse paraqet problem që ai të merret me çështjen Kosovë-Serbi duke qenë se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Borrelli tha se nuk shqetësohet për diçka të tillë.

Ai tutje tha se tha se pavarësisht gjithçkaje, çdoherë do ketë pakënaqësi.

“Jo, përse do të ishte problem?. Unë nuk veproj tani si ministër i jashtëm i Spanjës, sepse kam detyra të reja. E kuptoj që njerëzit mund të vijnë në përfundimin se nëse vendi im nuk e njeh Kosovën, kosovarët nuk do t’më duan. Imagjinoni, në anën tjetër, të vijë nga një vend që e njeh Kosovën. Në atë rast do të mendonin se serbët nuk do të jenë të kënaqur me mua. Ka disa asimetri. E njoh Kosovën, dikush është i pakënaqur. Nuk e njoh Kosovën, dikush tjetër është i pakënaqur”, tha Borrell në një intervistë për gazetën kroate “Veçernji list”, transmeton lajmi.net.

Borrell ka thënë po ashtu se do ta vizitojë Kosovën pas formimit të Qeverisë së re.

“Gjëja e parë që do ta bëj, pasi Kosova të formojë qeverinë, është vizita në Kosovë, ku nuk kam qenë kurrë. Do të vizitoj edhe Serbinë, ku kam qenë disa herë, në mënyrë që të flas me të dyja palët për qasjen e re të zgjidhjes së problemeve në Ballkan, që për ne është një nga prioritetet”, ka thënë Borrelli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco