Kosova, në krah të familjes së Isa dhe Shemsedin Abazit

Kosova, në krah të familjes së Isa dhe Shemsedin Abazit

12:22, 30/11/2019

Qeveria e Kosovës do të jetë në krah të familjes Abazi në Gjilan, pas tragjedisë që pësoi kjo familjen me humbjen e dy djemve të saj gjatë tërmetit të 26 nëntrotit në Shqipëri. Pas vendimit të Qeverisë shqiptare për t'i akorduar 16 mijë euro ndihmë financiare si fillim, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkuar vetë atje me një tjetër mbështetje.

Haradinaj shkruan në Fb:"Për ngushëllime në familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit, për të ndarë me ta dhimbjen për humbjen tragjike të dy vëllëzërve, Shemsedin dhe Isa Abazi, nga tërmeti që goditi Shqipërinë. Institucionet e vendit do t’i qëndrojnë në krah familjes Abazi, në përballimin e kësaj humbjeje kaq të madhe. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Shemsedin dhe Isa Abazi!"

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco