Tragjedia, ambasadori shqiptar viziton familjen e 2 vëllezërve Abazi në Gjilan

Tragjedia, ambasadori shqiptar viziton familjen e 2 vëllezërve Abazi në Gjilan

12:12, 30/11/2019

Sot në mëngjes, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, shkoi për ngushëllim në familjen Abazi në Gjilan, e cila humbi 2 djemtë, gjate tërmetit të datës 26 nëntor në Shqipëri.

Pas shprehjes së ngushëllimeve të atit dhe familjarëve të tjerë, ambasada njoftoi se Minxhozi i bëri me dije vendimin e sotëm të qeverisë shqiptare për ta ndihmuar familjen Abazi me shumën prej 16000 eurosh.

Sipas njoftimit të ambasadës, familjarët e vlerësuan këtë akt dhe i ati i viktimave u shpreh se “Falënderoj qeverinë shqiptare që nuk i ndau fëmijët e mi dhe nga viktimat e tjera”. Në këtë vizitë, ambasadori u shoqërua nga kryetari i Komunës Lutfi Haziri si dhe nga anëtarë të Këshillit Komunal të Gjilanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco