Më 28 nëntor 1955 lindi Adem Jashari

Më 28 nëntor 1955 lindi Adem Jashari

09:55, 29/11/2019

Adem Jashari (28 Nëntor 1955 - 2 Mars 1998)

28 nëntori është dita e lindjes së Adem Jasharit, një nga luftëtarët më të shquar që ka nxjerrë kombi shqiptar.  Pikërish dje, në ditën e lindjes së tij dhe në 107-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në Drenas të Kosovës u ngritën tre shtatoret e heronjve të Kosovës, vëllezërve Adem, Shaban dhe Hamëz Jashari.

Adem Jashari është themelues i UÇK-së, komandant dhe hero i Luftës Çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës.

Lindi në Prekaz të Drenicës më 28 nëntor 1955, njoftoi Muzet Historik Kombëtar.

 Mori pjesë në Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, ku kërkesë kryesore e shqiptarëve ishte “Kosova Republikë”. Deri në vitin 1989, qëndroi në ilegalitet për shkak të përndjekjes nga ana e forcave serbe.

Në vitin 1990, A. Jashari organizoi grupet e para të armatosura në Kosovë.

Në vitin 1991, ai së bashku me vëllezërit Rifatin e Hamzën, arritën të çanin rrethimin e forcave serbe. Më 25 nëntor 1997 forcat e Adem Jasharit sulmuan trupat e policisë serbe në Vojnik, duke i detyruar ato që të tërhiqen.

Më 28 nëntor 1998, gjatë ceremonisë së varrimit të mësuesit Halil Geci, i vrarë nga forcat serbe, përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dolën në tribunë me simbolet e UÇK-së.

Forcat serbe nuk mundën të hynin më në Drenicë deri më 22 janar 1998. Më 2 mars 1998, forca të shumta serbe të shoqëruara me tanke, autoblinda dhe artileri rrethuan shtëpinë e familjes Jashari.

22 pjesëtarët e familjes që ndodheshin në shtëpi luftuan me forcat serbe për tri ditë e netë, duke mbetur të vrarë nga kjo familje 21 vetë nga mosha 9 deri në 74 vjeç. Mes të vrarëve ishte edhe Adem Jashari, i cili u kthye në simbol frymëzimi dhe rezistence për shqiptarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco