FOTO/ Tre kolosët e kombit u ngritën më këmbë Heronjtë e kombit Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.

FOTO/ Tre kolosët e kombit u ngritën më këmbë

13:15, 28/11/2019

Tre kolosë, tre heronj të kombit janë përjetësuar në monumente dhe që sot, nga Drenasi i Kosovës, ata do të na vështrojnë dhe do të jenë krenaria jonë, e çdo shqiptari, kudo në botë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i publikoi këto foto madhështore të bëra sot në Drenas duke u shprehur:  "Drenasi përjetësoi sot në bronz tre figurat emblematike të historisë sonë të re, heronjtë e kombit Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.  Falë luftës dhe heroizmit të tyre, ne sot, e kemi ngritur në këmbë Republikën e Kosovës, si e arritura më kulmore e patriotizmit shqiptar, pas Pavarësisë së Shqipërisë, duke i dhënë kuptim të ri praktik dhe vlerë të shtuar, trajektores së interesave madhore shqiptare! Rezistenca dhe lufta e tyre na kanë lidhur përjetësisht ne shqiptarëve. U kujtofshin përherë!" përfundon Haradinaj.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nga ana e tij, ka publikuar videon: "Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari përjetësohen në bronz në Drenas".

NE VIJIM, FOTOGRAFITE NGA DRENASI I KOSOVES

ImageImageImageImageImageImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco